Relaksimi i tensioneve në mes të SHBA’së dhe Turqisë nuk duket në horizont.
Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka bërë edhe një seri të postimeve duke sulmuar ashpër Turqinë, transmeton gazetametro.net
Trump ka akuzuar Turqinë se ky vend ka eksploatuar me SHBA’në për shumë vite.
Ai ka paralajmëruar edhe masa të tjera të ashpra ndaj Turqisë. Sanksionet e radhës që mund të merren kanë të bëjnë me disa masa kundër fluturimeve nga kompanitë ajrore të Turqisë.
Në anën tjetër, ministri i tregtisë se Turqisë, Rusar Pekan, ka thënë se Turqia do t’i kundërpërgjigjet njësoj SHBA’së.
“Turqia do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë me sanksione të reja Amerikës”, ka thënë ministri i Tregtisë së Turqisë, Rusar Pekan. /gazetametro.net