Loading…

Gol që ia vlen të shikohet më shumë se një herë, 23-vjeçari i Sporting ‘bombardon’ portën

  • 14/08/2022 | 22:01

Gol që ia vlen të shikohet më shumë se një herë, 23-vjeçari i Sporting ‘bombardon’ portën

Sportingu i Lisbonës mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 3-0 kundër Rio Aves në javën e dytë të Superligës së Portugalisë. Goli i dytë shënuar nga mesfushori 23-vjeçar, Matheus Nunes me të vërtetë ishte art në vete, transmeton Gazeta Metro.


Matheus Nunes edhe sezonin e kaluar kishte treguar paraqitje fantastike me klubin portugez, derisa është raportuar kohët e fundit se edhe Liverpool po synon ta transferojë futbollistin.

Ai mbrëmë në minutën e 67’të ‘bombardoi’ portën pasi lëshoi një goditje shumë të fortë dhe nuk i la asnjë gjasë portierit kundërshtar të intervenoi.

Goli i shënuar nga portugezi është bërë mjaft viral në rrjetet sociale, ndërsa edhe reagimet e tifozëve të Liverpool janë nga më të shumtat. Ata pasi panë këtë gol të tij po kërkojnë nga klubi i tyre të transferojnë medoemos futbollistin.

Ai këtë sezon ka dhuruar edhe një asistim në ndeshjen e parë kundër Sporting Bragas, e cila kishte përfunduar me rezultat të barabartë 3-3. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë