Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është shprehur në mëdyshje se dhe në rast të një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit nuk janë të sigurta, transmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë për emisionin FRONTAL në T7, Gola tha se nevojiten më shumë vota për të garantuar sigurinë e procesit.
Ai duke i shkuar përkrah mendimit të kreut në detyrë të Qeverisë, u shpreh se s’është e rastësishme që Kurti e përmendi se duhen më shumë vota për siguri.
“Mund të jenë të rralla rastet kur mund të jenë votat kështu me ‘tetik’, dhe s’ka siguri. Janë 80 vota. S’është e rastësishme që Kurti e përmendi se duhen më shumë vota për siguri”, ka deklaruar ai./gazetametro.net