Loading…
Gold Ag: Edhe gjyshim tim e vranë terroristët serbë në xhami
  • 15/03/2019 | 21:31

Gold Ag: Edhe gjyshim tim e vranë terroristët serbë në xhami

Reperi i njohur, Gold AG, ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur sot (e premte) në Zelandën e Re. Si pasojë e dy sulmeve në xhami, mbetën të vdekur 49 persona – ngjarje e cila la të traumatizuar njerëz nga mbarë bota.


Reperi Gold AG në rrjetin social Instagram ka publikuar një imazh të animuar të xhamisë, në mbishkrimin e së cilës ka treguar edhe një ngjarje të hidhur nga jeta e tij.

Gold AG ka krahasuar këtë ngjarje me rastin e vdekjes së gjyshit të tij, i cili ishte vrarë nga serbët në xhaminë e Preshevës.

“Terroristët serb dikur gjyshin tem ma vran në xhaminë e Preshevës në vitet e 40-ta, e sot në këtë shekull futet një i çmendur në shtëpinë e Zotit dhe godet me plumba si ndonjë lojë fëmijësh.O Allah jepjau hakun zullumqarëve, shpërblej me Xhenetin Firdeus ata që ndërruan jetë në shtëpinë tënde. BOTË PA MË THUAJ NË KËTË GLOB, KUSH ËSHTË TERRORIST E KUSH ISLAMOFOB?”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve, të cilët i janë bashkëngjitur këtij mendimi të tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë