Është e pazakontë që te shohim një Golf 2 duke e mundur një Audi R8, por kjo ka ndodhur vërtetë në një garë sportive. Duke i lënë te gjithë të pranishmit gojëhapur.
Pronarët e veturave të ndryshme por që dallohen për shpejtësi, mblidhen nëpër pista të ndryshme për të garuar me vetura sportive, përcjell Gazeta Metro.
Pronarët e veturave Audi R8 dhe një Mercedesi ML63, kanë mbetur gojëhapur me shpejtësinë e një Golfi 2.
Vetura e gjeneratës së dytë nga marka automobilistike Volkswagen, nga jashtë dukej i zakonshëm, por ai kishte rreth 600-kuaj fuqi.
Në garën që ka bërë ky Golf 2, me makinat që kanë mbi 610-kuaj fuqi, ka dalë fitues meqenëse ka një sistem të veçantë të djegies që e rritë shpejtësinë.
Shikojeni në video se si kjo veturë Golf dy, që dukej e zakonshëm do ju lej pa fjalë. /gazetametro.net