Loading…

Golf lë anash modelet diesel për ato hibride

  • 03/02/2017 | 23:05

Golf lë anash modelet diesel për ato hibride

Seria e re e Golfit pritet të lë anash motorët e vegjël diesel për t’u përqendruar më shumë në teknologjinë 48-voltëshe micro-hibride.


Modeli i ri Mk7 Golf ofrohet me motorët 1.6-litra dhe 2.0-litra me 4 cilindra. Por gjatë lansimit të modelit të ri, shefi i Volkswagenit, Herbert Diess ka njoftuar se e ardhmja e motorëve të vegjël diesel është e paqartë për shkak të rritjes së kostos për teknologjinë.

“Golfi i ardhshëm – Mk4 – do të na drejtojë drejt veturave elektrike me 48-volt”, ka thënë Diess. “Mendoj se do të zëvendësojmë me këtë teknologji disa motor diesel. Veturat e reja do të jenë micro-hibride. Ato do të kenë perfomanca të ngjashme”.

Mk8 Golf pritet të debutojë në vitin 2020. Kjo veturë do të bazohet në platformën ekzistuese MQB, por do të jetë vetura e parë e VW-së që do të ketë teknologjinë me 48 volt. Kjo teknologji tashmë është prezantuar te modelet Premium siç janë Audi Q7 dhe Bentley Bentayaga.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë