Në miqësoren mes Argjentinës dhe Panamasë të zhvilluar në mesnatë, Lionel Messi shënoi një super gol nga goditja e lirë, transmeton Gazeta Metro.
Ylli i argjentinasve e ekzekutoi në mënyrë perfekte në minutën e 89’të dhe kësisoj realizoi golin e tij të 800’të në karrierë.
LEO MESSI GETS HIS FREE-KICK GOAL. WHAT A GOAL LEGEND! HIS 800TH GOAL IN HIS CAREER.#Messi𓃵 | #ArgentinaCampeon
— Reyi (@Reinaldodcg9) March 24, 2023
Kampionët e botës fituan me rezultat 2-0 pasi paraprakisht kishte realizuar edhe mesfushori, Thiago Almada.
Duhet cekur se, tifozët argjentinas krijuan një atmosferë impozante në Buenos Aires në stadiumin ‘Estadio Monumental’. /gazetametro.net