Daniel Sturridge e ka fituar çmimin e golit më të mirë të muajit shtator
Liverpooli luajti me Chelsean në ‘Stamford Bridge’ më 29 shtator në kuadër të Premier League me ndeshjen që përfundoi me rezultatin e barabart 1-1, transmeton GazetaMetro.
Daniel Sturridge në këtë takim shënoi një gol tejet të bukur dhe kështu e shpëtoi Liverpoolin nga humbja.
Sulmuesi anglez me një goditje të fortë dhe precize nga më se 30 metra arriti ta mposhtë portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.
Goli i Sturrdige është zgjedhur më i miri në Premier League për muajin shtator. /GazetaMetro/
Sensational Studge 💥@LFC‘s @DanielSturridge wins the @Carling #PL Goal of the Month award for September with this piece of genius…#PLAwards pic.twitter.com/GD3K4sYi1V
— Premier League (@premierleague) October 12, 2018