Skuadra e Hull Cityt ka shënuar fitore me rezultat 2-1 kundër Norwich Cityt në Championship (Liga e dytë e Anglisë). Mirëpo, ajo çka është edhe më interesante goli i parë i shënuar nga Hull City ishte ndoshta ‘goli më me fat’ këtë sezon, transmeton Gazeta Metro.
Në minutën e 43’të duke dashur ta largoi topin nga zona e tij mbrojtësi i krahut të djathtë, Max Aarons goditi bashkëlojtarin e tij në bark.
Nga ky gabim përfitoi shumë mirë sulmuesi, Oscar Estupinan, i cili shënoi golin e epërsisë. Ai realizoi gjithashtu edhe golin e dytë në minutën e 62’të.
Christ it’s so so bad #ncfc pic.twitter.com/oZZAJgz8vB
— Jack 🔰🇨🇱🇧🇷 (@TotallyTettey) August 13, 2022
Në këtë takim është paraqitur edhe anësori kosovar, Milot Rashica. 26-vjeçari luajti për vetëm 58 minuta dhe nuk pati paraqitje të mirë.
Norwich City me këtë humbje futet në krizë të thellë të rezultateve dhe nga tre xhirot e para ka arritur vetëm një pikë dhe është në pozitën e fundit në tabel. /gazetametro.net