Trajneri i Interit, Simeone Inzaghi ka thënë se mbrojtësit duhet ta mbajnë ngushtë sulmuesin Erling Haaland, por duhet të përkujdesen edhe për yjet e tjerë të “Qytetarëve”.
City do ta synojë kompletimin e tripletës në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Para ndeshjes, Inzaghi e pranoi se do ta kenë të vështirë ta ndalin Haalandin, por njëkohësisht duhet të përkujdesen edhe për yjet e tjerë të skuadrës angleze.
“Të gjithë e dimë se çfarë lojtari është dhe sa të fortë janë City. Ai do të markohet ngushtë. Sidoqoftë, duhet të shikojmë të gjithë yjet e Chelseas. Ne duhet ta ndalim Haaland, gjithashtu edhe lojtarët e tjerë”.
“Mesfusha do të jetë çelësi, por të gjitha pozitat janë të rëndësishme. Duhet të vrapojmë dhe na duhet zemër dhe mendje. Duhet të qëndrojmë të fortë dhe fokusuar, ta japim më të mirën”.
“Duhet të jemi në më të mirën nesër. Detajet finale do të jenë kryesore për të fituar nesër. Kemi praktikuar të gjitha penalltitë tërë sezonin. Duhet të përgatitemi edhe për penallti. City ka një mbrojtje solide, do të kemi pak shanse”.
“Na duhet më e mira që t’i mposhtim. Janë skuadër e kompletuar, e dimë se me çfarë skuadre përballemi nesër. Ata janë skuadër respektuese, duhet të jemi në standard”.
Përndryshe, Inter këtë edicion ka fituar Kupën e Italisë andaj do ta synojë trofeun e dytë.