Loading…
Google Chrome me rritje të dukshme tregu në maj
  • 05/06/2019 | 10:13

Google Chrome me rritje të dukshme tregu në maj

Edhe pse Microsofti tani është duke punuar në browserin e vet, i cili bazohet në Chromium, kjo nuk do të thotë që shfrytëzuesit nuk do të preferojnë më Google Chrome. Statistikat e reja, të publikuara nga NetMarketShare, tregojnë që Google Chrome në maj ka realizuar një rritje të dukshme, ndërsa dallimi mes Chrome dhe Firefox po rritet nga muaji në muaj, përcjell Softpedia, transmeton Gazeta Metro.

Google Chrome e ka përmirësuar hisenë e vet të tregut nga 65,64 për qind në prill në 67,90 për qind në maj, dhe ky është rezultati më i mirë që ka arritur ky browser gjatë vitit 2019. Në anën tjetër, të gjithë browserët tjerë kanë shënuar rënie të hisesë së tregut gjatë majit, shkruan KOHA Ditore.

Mozilla Firefox nga 10,23 për qind ka pasur rënie në 9,46 për qind, ndërsa Internet Explorer 11 ka shënuar rënie nga 7,49 për qind në 6,71 për qind. Microsoft Edge po ashtu ka pësuar rënie, por kjo ka të bëjë me versionin staibl nga Windows 10, dhe jo atë të bazuar në Chromium që është ende në zhvillim./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë