“Alphabet Inc’s Google”, kompania kulmore e Googleit, ka ndërprerë bashkëpunimin me Huawein, dhe ndonëse kjo nuk është ende ndërerje e plotë e biznesit, gjithsesi është goditje e madhe për kompaninë aziatike, transmeton Gazeta Metro.
Reuters përkujton se ky vendim i kompanisë Google ka të bëjë me të gjithë ata të cilët në të ardhmen do të bëhen pronarë të telefonave mobilë të cilët i prodhon Huawei, me çka kjo kompani do të humbasë qasjen në updatein e telefonave të cilatë kanë Androit. Po ashtu, do të humbasë qasjen ne Google Play Store, Gmail e aplikacione tjera të shumëta.
“Huawei do të mund të shfrytëzojë vetëm versionet në disponim publik të Androidit dhe nuk do të ketë qasje në serviset dhe aplikacionet e Googleit”, i ka thënë një burim Reutersit.
Google deals Huawei a major blow by cutting it's Android licence – blocking products from using the Google Play Store and Alphabet owned apps including gmail and YouTube https://t.co/cVmDJ2gOvO
— Sky News (@SkyNews) May 20, 2019
Detjate e kësaj ndërprerje të bashkëpunimit ende po bisedohen në Google, ndërsa pala tjetër ende nuk ka reaguar.
Ky veprim vjen pasi administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shtuat Huawein në një listë të kompanive me të cilat kompanitë amerikane nuk mund të bëjnë tregti nëse ato nuk posedojnë licencë.
Huawei ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të SHBA-së dhe Kinës, që ka dominuar politikën globale gjithë vitin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara deri më tani u kanë ndaluar një varg agjencive federale përdorimin e produkteve të Huaweit./gazetametro.net