Nëse zotëroni një telefon Nexus ose Pixel, Android 7.1.1 ka mbërritur për ju. Para pak minutash Google publikoi imazhet OTA për ata që duan të përditësojnë telefonin manualisht.
Përditësimi është 240 megabajt dhe kryesisht fokusohet në përmirësime në sfond që rrisin stabilitetin dhe performancën. Me 7.1.1 Google ka përfshirë edhe përditësim mujor të sigurisë për Dhjetorin.
Telefonët e përshtatshëm me përditësimin janë:
Pixel
Pixel XL
Pixel C
Nexus 6P
Nexus 5X
Nexus 9
Nexus Player
Imazhet e 7.1.1 mund ti shkarkoni në këtë lidhje. Nëse kjo është hera e parë që do ta bëni manualisht, Google ka përfshirë udhëzimet hap pas hapi.