Ky aplikacion tani është në gjendje të përkthejë një fjali të plotë, dhe jo secilën fjalë veç e veç.
Google është duke e përmirësuar shërbimin e saj të përkthimit, përmes një qasje që interpreton fjali të tëra, transmeton gazetametro.net.
Google e ka treguar edhe një shembull të Google Translate, ku shihet rezultati në mes versionit të vjetër të përkthimit dhe atij të riut.
Teknika e përmirësuar e përkthimit do të funksionojë menjëherë në gjuhët: angleze, frënge, gjermane, spanjolle dhe kineze.
Google ka njoftuar gjithashtu se përmirësime të ngjashme do të bëjë edhe me të gjitha 103 gjuhët që aktualisht i mbështet Google Translate. /gazetametro.net