Loading…

Gorani: Kosova sot i ka dy rrugë, ose m’u konfrontu me ndërkombëtarët ose me i zbatu marrëveshjet

  • 21/09/2023 | 21:12

Gorani: Kosova sot i ka dy rrugë, ose m’u konfrontu me ndërkombëtarët ose me i zbatu marrëveshjet

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në Pressing të T7 se Kosova tani i ka vetëm dy rrugë.


Gorani tha se ka mbetur ose “konfrontimi me bashkësinë ndërkombëtare” apo “vazhdimi i aleancës duke implementuar marrëveshjen”.

Duke folur për dialogun, Gorani citoi emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se ”Kurti po e sheh dialogun me po ose jo”.

Sipas Goranit kjo qasje është e gabuar, pasi dialogu duhet të shihet me sytë e kompromisit për arritjen e marrëveshjes.

“Kosova i ka dy rrugë, me u konfrontu me bashkësinë ndërkombëtare ose me gjetë mënyrën me vazhdu aleancën përmes implementimit ë marrëveshjes. Siç tha Qeveria e ka marrë dialogun brenda këndvështrimit po ose jo. Procesin e negociatave njeriut duhet me shiku në sytë e një kompromisi për me arrit marrëveshjen, e jo vetëm me po ose jo”, ka thënë Gorani.

Po ashtu, ai tha se deklarata e Escobarit duke përfshirë gjithë popullin e Kosovës nuk ishte korrekte. Escobar ka thënë se “1.5 milionë banorë s’mund të ndryshojnë taktikat e aleancës euro-atlantike”.

Por Gorani më pas tha ”Qeveria përfaqëson popullin”, dhe kjo qeveri nuk është në linje me SHBA-të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë