Loading…

Gorani: Vendi po shkon drejt trazirave

  • 11/11/2016 | 21:44

Gorani: Vendi po shkon drejt trazirave

Dukagjin Gorani, dikur këshilltar i ish kryeministrit Hashim Thaçi, tani pjesë e strukturave të larta të Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë në emisionin Argument Plus në RTV 21, ka paralajmëruar mundësinë e trazirave në vend.

Ai ka thënë se këto trazira pushteti po rrezikon t’i krijojë, pas vdekjes sipas tij misterioze të aktivistit të VV-së Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, transmeton gazetametro.net.

Gorani ka thënë se shteti me qëllim po ushtron represion ndaj lëvizjes ku ai bën pjesë, duke rrezikuar ta përçajë edhe popullin.

Duke folur për rastin, Gorani ka thënë se në bazë të informatave që ka subjekti i tij politik, disa nga njerëzit që kanë marrë pjesë në autopsinë e trupit të Astrit Deharit besojnë se ai ishte vrarë.

Ai vazhdimisht në intervistë rastit të Astritit i ëshë referuar si vrasje e shkaktuar nga pushteti, edhe pse rezultatet e autopsisë ku kanë marr pjesë edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes, ende nuk janë publikuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë