Loading…

Grabisnin shtëpi, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

  • 28/01/2023 | 16:56

Grabisnin shtëpi, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi u zbulua se ishin pjesë e një bande të vendosur në Vigo ku kryenin grabitje banesash.


Shqiptarët, të moshës 22, 25 dhe 43 vjeç, qëndronin në një institucion Alfonso XIII dhe kishin mbërritur me autobus nga A Coruña. Gjykata ka urdhëruar kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Bëhet me dije se ata do të transferohen përkohësisht në CIE (Qendra e Internimit të Huaj) në Valencia, deri në dëbimin e tyre.

Deklarimi i tre të arrestuarve ka zgjatur për orë të tëra, pasi kërkohej ndihma e një përkthyesi.

Ata deklaruan që kishin ardhur në vend për të kaluar dhjetë ditë pushime dhe më i vogli shtoi se kishte ardhur për të bërë një punë si student.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se shqiptarët thanë se më parë kishin qenë në Barcelonë, Madrid dhe Coruña. Gjatë dëshmisë së tij, një tjetër deklaroi se ndihej i kërcënuar në vendin e tij sepse vjehrri i tij donte ta vriste.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë