Loading…

Grabiti shtëpinë duke e lidhur një grua, arrestohet

  • 03/05/2017 | 14:13

Grabiti shtëpinë duke e lidhur një grua, arrestohet

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person i dyshuar për një grabitje të kryer më datë 1 shkurt të këtij viti në Prizren.


Policia përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se, pas një pune hetimore dy mujore, grupi hetimor i hetuesve rajonalë ka arritur që t’i bie në gjurmë një të dyshuari i cili me datën 01 shkurt, rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit, në rrugën “Zekiria Rexha” kishte hyrë me forcë në një shtëpi dhe nën kërcënim me thikë ndaj një gruaje, së cilës ia kishte mbyllur gojën kishte grabitur para kesh dhe stoli të arta në vlerë të konsiderueshme.

I dyshuari sipas policisë, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë