Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:00 një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq.
Si thuhet në njoftimin e Policisë, institucioni mikrofinanciar që është plaçkitur është KEP-i.
Policia thekson se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve. Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”, thuhet në njoftim.
Aktualisht policia thotë se po punon për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre. /Gazetametro.net