Loading…

Grabitje me armë në Mitrovicë: Punëtores i vidhen 15 mijë e 750 euro, Policia kap hajnin

  • 27/11/2021 | 09:02

Grabitje me armë në Mitrovicë: Punëtores i vidhen 15 mijë e 750 euro, Policia kap hajnin

Policia ka dhënë detaje për grabitjen me armë në një zyrë trasnferesh në Mitrovicë, ku ka bërë të ditur se janë vjedhur 15 mijë e 750 euro, shkruan Gazeta Metro.


Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:40, ku më pas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës , në zyrën për transferim parash nga viktima femër kosovare ka grabitur një shumë parash prej 15.750€.

Si dëshmi materiale i janë gjetur dhe sekuestruar shuma e parave, një maskë, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër.

Viktima për shkak shqetësimi ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i  dyshuari pas intervistimit me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në procedurë hetimore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë