Loading…

Grabovci bën fushatë edhe në gjykatë

  • 14/03/2017 | 14:55

Grabovci bën fushatë edhe në gjykatë

Adem Grabovci, që është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar në gjykimin ndaj Limajt, e ka shfrytëzuar edhe këtë gjykim për të bërë fushatë.


I pyetur nga prokurori se cilës parti i takon i dyshuari tjetër në këtë gjykim, Nexhat Krasniqi, Grabovci nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se dëshira e tij do të ishte që ai të ishte pjesë e PDK’së.

“Nuk e di. Me thanë të drejtën, dëshirë do të kisha të ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovë”, ka thënë Grabovci në gjykatore.

Ndërkaq, Grabovci po ashtu nuk ka hezituar t’i quaj si “të fuqishme” strukturat organizative të PDK’së.

Grabovci kur u pyet se çfarë pozite mbante Endrit Shala në kohën Limajt, tha se ai ka qenë pjesë e Rinisë së PDK’së.

“Atëherë ka qenë i ri, më duket që ka qenë pjese e Rinisë Demokratike, e cila është pjesë e fuqishme organizative e PDK’së”, ka shtuar Grabovci.

Ndryshe, Adem Grabovci po dëshmon në gjykimin kundër Limajt në rastin e njohur si ‘MTPT’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë