Loading…

Grabovci dëshmitar në gjykimin kundër Fatmir Limajt

  • 26/01/2017 | 16:27

Grabovci dëshmitar në gjykimin kundër Fatmir Limajt

Ish-zëvendësi i Fatmir Limajt gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Transportit, Adem Grabovci, do të dëshmojë në gjykimin kundër tij, në rastit e njohur si MTPT.


Lajmin për Insajderin, e ka konfirmuar avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Ai ka thënë se Grabovci do të jetë i pranishëm në seancën që do të mbahet në gjysmën e muajit shkurt, në cilësinë e dëshmitarit.

“Seanca e radhës për këtë rast do të jetë me 1 shkurt, ndërsa Adem Grabovci është paraparë të dëshmojë në seancën që do të mbahet me 15 shkurt”, tha Rrecaj.

Grabovci, kishte qenë fillimisht i dyshuar, në kohën kur kishin filluar hetimet për rastin e korrupsionit në ministrinë e Transportit. Atë kohë ishte dhënë urdhëri nga gjykata për përgjime ndaj tij. Prokurori i EULEX-it në këtë rast kishte mbyllur hetimet për mungesë provash.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë