Policia e Kosovës, njësiti anti drogë ka konfiskuar 25 kilogramë substancë narkotike, të llojit marihuana në Graqanicë . Gjatë aksionit policia ka arrestuar një të dyshuar për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Operacioni është zhvilluar në fshatin Llapnasellë të komunës së Graqanicës.
“Policia e Kosovës, konkretisht njësia anti-drogë e rajonit të Pejës, gjatë një operacioni operativ-hetimor në fshatin Llapnasellë, komuna e Graqanicës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar”, thuhet në njoftim për media nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë të arrestuarit R.ZH, iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. I dyshuari në shtëpinë e tij ka poseduar një sasi të substancës narkotike dhe gjatë ditës pritej që ta transportonte në një vend tjetër.
“Policia në koordinim edhe me prokurorinë kompetente pas hetimeve intensive të kryera dhe sigurimit të informacioneve relevante se: i dyshuari R. ZH. mashkull serb kosovar (viti i lindjes 1983) posedon në shtëpinë e tij sasi të substances narkotike dhe të njëjtën gjatë ditës pritej ta transportonte në një vend tjetër, me datë 19.12.2016, në Llapnasellë”, thuhet në njoftim./gazetametro.net/