Loading…

Grand Prix Almada, Portugali: Loxha dhe Muminoviq eliminohen, gara vazhdon për Distria Krasniqin

  • 28/01/2022 | 13:10

Grand Prix Almada, Portugali: Loxha dhe Muminoviq eliminohen, gara vazhdon për Distria Krasniqin

Momentalisht, është duke u zhvilluar gara e Grand Prix Almadas së Porugalisë, ku në sportin e xhudos Kosova po përfaqësohet nga katër xhudiste.


Sot do të përballen Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, ku këto dy të fundit veçse janë eliminuar, respektivisht Loxha në raundin e parë dhe Muminoviq në të dytin, përcjell KosovaPress.

Loxha në raundin e parë të kësaj gare, në kategorinë deri në 57 kilogramë, u mposht nga xhudistja italiane Miriam Boi.

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq në kategorinë deri në 52 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja portugeze Joana Diogo.

Ndërkaq, luftën për medalje në këtë garë do ta vazhdojë e arta olimpike Distria Krasniqi, e cila në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, do të ndeshet me francezen Leonie Gonzalez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë