Loading…

Granit Xhaka dhe bashkëshortja zbulojnë gjininë e foshnjës

  • 27/01/2021 | 20:53

Granit Xhaka dhe bashkëshortja zbulojnë gjininë e foshnjës

Para pak ditësh, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, zbuluan se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të dytë. Ata ja dolën mbanë që lajmin ta mbanin të fshehtë për një kohë të gjatë derisa vendosën që ta zbulonin vetë për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.


Futbollisti postoi në Instagram një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihej përkrah bashkëshortes dhe vogëlushes së tyre, që shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe. Leonitës i dallohej qartë barku i rrumbullakosur dhe për muaj me radhë ja kishte dalë mbanë ta fshihte për ndjekësit e saj.

“Familja jonë e vogël po rritet… Mezi po presim të të njohim”, shkroi Graniti përkrah fotos.

Ata nuk dhanë shumë detaje të tjera pas këtij lajmi, duke e mbajtur mister gjininë e fëmijës së dytë. Ndërkohë sot Leonita ka zbuluar në formën më origjinale se ata do të bëhen sërish prindër të një vajze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEONITA XHAKA ♡ (@leonita.x)

Bashkëshortja e futbollistit ka publikuar në Instagram disa foto biskotash, të cilat janë të ngjyrosur në rozë dhe mbi to shkruhet “Është vajzë”. Ndërsa në një tjetër shkruhet “Motra e madhe Ayana”. Familja Xhaka do të shtohet së shpejti me një bebushe tjetër, të cilën me siguri po e presin të gjithë me padurim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë