Loading…

Granit Xhaka në radarin e gjigantit spanjoll

  • 18/06/2019 | 21:08

Granit Xhaka në radarin e gjigantit spanjoll

Sipas raportimeve nga Spanja, Atletico Madridi së fundmi ka shprehur interesim për mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka, transmeton Gazeta Metro.


Nga Atletico Madridi do të largohet Rodrigo, i cili raportohet se shumë shpejt do të transferohet te Manchester City. Kampioni anglez tashmë ka shprehur gatishmëri për të paguar klauzolën e tij prej 62 milionë funtave.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Diego Simeone ka kthyer sytë nga mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka. Por, një transferim i tillë vështirë të ndodhë duke u bazuar në deklratat nga vet futbollisti shqiptar.

Gjatë kohës sa Xhaka ishte i pranishëm për ndeshjen në “Fadil Vokrri”, kishte deklaruar se është i lumtur te Arsenali, duke mohuar një lëvizje të mundshme te Interi.

Gjithashtu edhe trajneri i londinezëve, Unai Emery, ka besim te plotë në Granit Xhakën, i cili është një futbollist i pazëvendësueshëm te Arsenali./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 13:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë