Në Universitetin e Prizrenit “ Ukshin Hoti”, sot filloi punët Konferenca VII ndërkombëtare me temën “ Gratë dhe Biznesi”, në bashkëpunim me Univerisitetin e Trakisë dhe Grupi Ndërkombëtar i Grave dhe Biznesit.
Përmes njoftimit në faqen zyrtare të universitetit, thuhet se në këtë takim marrin pjesë 70 studiues, ku do të paraqesin punimet e tyre shkencore për këtë temë.
Pjesmarrësit dhe studiuesit e këtij takimi janë nga Amerika, Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Rektori i Universitetit, Ram Vataj gjatë takimit theksoi rëndësinë e këtij evenimenti. Vataj gjithashtu falenderoi edhe këshillin organizativ për punën e bërë për këtë ngjarje me rëndësi për universitetin.