Loading…

Gratë e rekrutëve rusë, thonë se burrat e tyre nuk kanë ushqim, ujë e as këpucë

  • 03/11/2022 | 14:25

Gratë e rekrutëve rusë, thonë se burrat e tyre nuk kanë ushqim, ujë e as këpucë

Që kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm, shumë rusë kanë ikur duke shkuar matanë kufirit në shtetet fqinje.


Pa pajisje adekuate ushtarake, mungesë të ushqimit dhe ujit, nganjëherë edhe pa këpucë, ushtarët e rekrutuar dëshmojnë për tmerrin në fushëbetejë, e shumë prej tyre deri më tani kanë dezertuar e nëse kthehen i pret burgu apo edhe më keq.

Media e pavarur ruse Novaya Gazeta, ka folur me gratë e tre burrave të mobilizuar në brigadën e 423-të të motorizuar të Gardës së Moskës.

Burrat e tyre tani po përballen me gjyqe ushtarake për dezertim, pasi u vendosën në Ukrainë muajin e kaluar.

Trajnimi i burrave thuhet se konsiston me hapjen e istikameve për dy javë nëpër kampe në pyjet e rajonit Belgorod të Rusisë, para se të transferoheshin në rajonin e Luhanskut.

Rekrutët dyshohet se komandoheshin nga dy gjeneralë të sapomobilizuar, asnjëri prej tyre nuk kishte përvojë luftarake.

Pasi ishin vendosur në vijën e parë të frontit, ushtarët nuk kanë kontaktuar më me gratë e tyre deri më 26 tetor, e kur i kontaktuan kishin lutje për ndihmë.

Njëra prej tyre, gruaja e një rekruti 24-vjeçar, tha se njësia e bashkëshortit të saj është granatuar për 12 orë, ku gjatë kësaj kohe njëri nga komandantët është “hedhur në erë”.

E komandanti tjetër që i mbijetoi sulmit kishte urdhëruar tërheqjen e trupave, por nga nivelet e larta të komandës erdhi urdhri për t’u kthyer në front.

“Pasi që refuzuan të kthehen, atyre iu ofruan pajisje të reja, jelek antiplumb, helmeta apo i priste opsioni i fundit, gjyqi ushtarak”, tha gruaja e ushtarit që u identifikua si Irina, me qëllim që të mbrojë identitetin e saj të vërtetë.

Ajo shtoi se burri i saj, së bashku me 26 të mbijetuar të tjerë nga njësia e tij, po fshihen në një shtëpi të braktisur.

“Llogaritë e tyre bankare janë bllokuar, nuk kanë mjete për të mbijetuar, janë pa para, ushqim e ujë. Burri im më tha se nuk ka ngrënë për disa ditë dhe se nuk e dimë si do t’i ndihmojmë”, shtoi Irina.

Një grua tjetër e quajtur Ekaterina, tha se burri i saj 27-vjeçar kishte kryer trajnime të ngjashme, pra vetëm për hapjen e istikameve.

Ai dyshohet se është dërguar në një vend në Ukrainë, ku 76 burra rusë u vranë nga granatimet rreth dy javë para mbërritjes së tij. Ekaterina thotë së bashkëshorti i saj dhe shokët e tij kanë gjetur veten mes zjarrit.

“Për disa orë qëndruan të shtrirë në tokë duke u shtirur kinse kanë vdekur – nuk kanë pasur më armë përveç një mitralozi. Mbi kokat e tyre fluturonin predha dhe vëzhgoheshin nga dronët që mungonte një lëvizje e gishtit që droni t’ua hedhë një predhë”, shtoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë