Loading…

Gratë kosovare që vrasin burrat e tyre

  • 01/01/2017 | 17:32

Gratë kosovare që vrasin burrat e tyre

Sipas kapitenes Tahire Haxholli, e cila është shefe e Sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, për dhjetë vjet në Kosovë janë evidentuar tri raste, të cilat gratë i kanë vrarë burrat e tyre. Në dy raste gratë i kanë vrarë burrat gjatë vetëmbrojtjes, ndërsa një vrasje ka ndodhur për shkak të xhelozisë.


Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare. Në shumicën e rasteve, prej të cilave është raportuar për dhunë në familje viktima kryesisht kanë qenë gratë dhe fëmijët. Ndërsa përveç dhunës fizike, një numër i madh i grave kanë pësuar edhe me humbje jete. Ndonëse dhuna dhe vrasjet ndaj grave të shkaktuara nga burrat janë shumë herë më të mëdha, në Kosovë ka pasur raste kur gratë i kanë vrarë burrat e tyre. Që nga viti 2006 e deri më sot në Kosovë janë shënuar gjithsej tri (3) raste të tilla, në të cilat gratë kanë qëlluar mbi burrat e tyre.

Sipas kapitenes, Tahire Haxholli, e cila është shefe e Sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, për dhjetë vjet në Kosovë janë evidentuar tri raste, të cilat gratë i kanë vrarë burrat e tyre. Ndërsa, motivet që kanë çuar deri të kryerja e këtyre akteve besohen të jenë dhuna e ushtruar ndaj grave, si dhe xhelozia. /Zëri

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë