Loading…
Grekët i refuzojnë ndalimin në port anijes iraniane të kërkuar nga SHBA
  • 21/08/2019 | 15:50

Grekët i refuzojnë ndalimin në port anijes iraniane të kërkuar nga SHBA

Greqia njoftoi sot se nuk do t’i rrezikoj prishjen e marrëdhënieve me SHBA’të duke i ndihmuar tankerit të ndjekur nga SHBA’të që u lirua nga Gjibraltari e që po lundron momentalisht në Detin Mesdhe e që besohej se kishte destinacion portin grek, transmeton Gazeta Metro.


Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Miltiadis Varvitsiotis tha se Athina është nën presionin e autoriteteve të SHBA’ve që pretendojnë se anija që lundron në flamurin e Iranit është e lidhur me organizatën e sanksionuar.

Departamenti i Shtetit Amerikan kishte deklaruar të hënën “se i ka përçuar qëndrimin e Washington drejt qeverisë së Greqisë rreth kësaj çështje” ka thënë Varvisiotis. Ai shtoi se nuk kanë komunikuar me Teheranin rreth kësaj çështje.

Varvisiotis po ashtu njoftoi se super tankeri i gjatë 330 metra edhe ashtu është shumë e madh për cilin do port grek, ata mund të ankorojnë në ujërat greke pastaj do të shohim si do të veprojnë.

Destinacioni i deklaruar i anijes nën flamurin iranian Adrian Darya, është porti grek Kalamata, që një anije e një madhësie të tillë nuk e zë porti dhe do të detyrohet të ankoroj një km larg bregut.

Anija ishte ndaluar Gjibraltar për një muaj nën pretekstin e shkeljes së sanksioneve të BE’së ndaj Sirisë, por u lirua me arsyetimin se sanksionet e BE’së janë më të lehta sesa të SHBA’ve dhe pas garancive të dhëna nga pushteti iranian rreth mos dorëzimit të naftës në rafineritë e Sirisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë