Loading…

Grekët protestojnë kundër masave shtrënguese ekonomike

  • 02/03/2017 | 12:15

Grekët protestojnë kundër masave shtrënguese ekonomike

Mijëra grekë u mblodhën para një hoteli në qendër të Athinës për të protestuar kundër masave shtrënguese që qeveria greke po diskuton me huadhënësit.


“Askush nuk mund të jetojë në vitin 2017 me kushte jetese si të periudhës së pasluftës. Nuk është e drejtë që fëmijët të shkojnë në shkollë të uritur. Nuk është e drejtë që të shpërndahet supë, sikur të ishim në kohë lufte apo pushtimi”, tha një protestues.

Autoritetet greke së bashku me ekspertët e BE-së dhe të FMN-së kanë filluar një rishikim të programit të reformave në vend.

Qeveria greke ka refuzuar uljen e mëtejshme të pensioneve si pjesë e masave shtrënguese, duke theksuar se shkurtimet janë shumë të mëdha.

Kreditorët janë të përçarë përsa i përket shumës nga buxheti që qeveria duhet të përdorë për shlyerjen e borxhit. Ndërsa BE-ja propozon që 3.5% e buxhetit grek të përdoret për shlyerjen e kredive, FMN-ja është e mendimit se për momentin 1.5% e tij është e mjaftueshme.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë