Loading…

Greminger: Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, jetike për rajonin

  • 26/10/2019 | 08:06

Greminger: Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, jetike për rajonin

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE’së, Thomas Greminger ka thënë se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, është jetike për rajonin, shkruan Gazeta Metro.


Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.

“Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, tha ai.

Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale.

“Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”, ka thënë Greminger.

Ai tha se e kupton zhgënjimin me mos-hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I pyetur për Maqedoninë e Veriut, ai tha se mbështetja e OSBE-së do të vazhdojë.

“Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, ka thënë ai.

Por Greminger tha se si organizata edhe Shqipëria po përgatiten për kryesinë që merr Tirana në vitin 2020.

“Jam absolutisht i bindur që kryesia e saj do të jetë pozitive si për ne, si për Shqipërinë”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë