Loading…

Grenell bisedon me Thaçin: Populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President

  • 08/08/2022 | 16:54

Grenell bisedon me Thaçin: Populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President

Ish-emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka njoftuar se ka bashkëbiseduar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.


“Unë sapo fola me Hashim Thaçin nga burgu i Hagës”, ka shkruar Richard Grenel në konton e tij private në Twitter.

Ai deklaroi se është i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President.

“Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre dhe më shumë vende punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, shtoi Grenell.

Ky reagim i Grenell erdhi pas deklarimeve të shumta që pati në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai ndër të tjerash të dielën e kaluar kur edhe serbët vendosën barrikada në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnajk, bëri thirrje për kthimin e Hashim Thaçit në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketi[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë