Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i frustruar me Bashkimin Europian lidhur me mos hapjen e negociatave, këtë e ka thënë për mediat amerikane në një bashkëbisedim me ish-Emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton Gazeta Metro.
Grenell e ka pyetur Ramën se cili ishte mesazhi i tij ndaj BE’së për bllokimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Rama është shprehur i frustruar me Bashkimin Europian, duke theksuar se BE në vazhdimësi po dështon në përmbushjen e premtimeve të tyre.
“Për ne, është mjaft zhgënjyese … BE po dështon vazhdimisht për të përmbushur premtimet e tyre.”, është shprehur për televizionin amerikan ‘Newsmax’.
Ndërsa Grenell ka shkruar në twitter se ka biseduar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai e ka bërë të qartë frustrimin e tij me BE’në.
“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, këtë mëngjes dhe ai e bëri të qartë – është i frustruar me Bashkimin Europian”, ka shkruar ai në Twitter.
Duhet theksuar se Bashkimit Europian, ka njoftuar se as këtë herë nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila u prek edhe Shqipëria./gazetametro.net
I spoke with Albania’s Prime Minster @ediramaal this morning and he made it clear….he’s frustrated with the EU. https://t.co/9F0cOqvDNf
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 24, 2021