Loading…

Grenell flet nga Beogradi: Afati për marrëveshjen Kosovë-Serbi është shumë i shkurtër

  • 23/01/2020 | 18:15

Grenell flet nga Beogradi: Afati për marrëveshjen Kosovë-Serbi është shumë i shkurtër

Përfaqësuesi special i Presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka arritur në Beograd për vizitë zyrtare, prej ku ka thënë se afati për marrëveshje mes dy vendeve është shumë i shkurtër, shkruan Gazeta Metro.


Para mediave serbe Grenell ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka thënë se Presidenti Trump nuk lejon që ky proces të zvarritet më shumë.

Ai prej Beograditka thënë se ka një afat të shkurtër brenda të cilit duhet të nënshkruhet marrëveshje mes dy vendeve.

Edhe atje, përfaqësuesi amerikan ka thënë se Serbia duhet të ndalë lobimin kundër Kosovës, ndërsa Prishtina duhet të heqë taskën 100%.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodh, por disa politikan janë bllokuar në mënyrën e tyre të vejtët të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqen taksa, dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodh në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë, njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”, ka thënë Grenell shkruan Blici serb.

Kujtojmë se Grenell gjatë qëndrimit në Kosovë është takuar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi si dhe me liderët e VV’së e LDK’së, Albin Kurti e Isa Mustafa./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë