Loading…

Grenell i jep jetë dialogut Kosovë- Serbi: Për një javë dy marrëveshje

  • 24/01/2020 | 21:46

Grenell i jep jetë dialogut Kosovë- Serbi: Për një javë dy marrëveshje

Presidenti i Serbisë , Aleksandar Vucic, e priti në selinë e tij Të Dërguarin Special të Presidentit Amerikan, Richard Grenell, që siç u pa edhe në Prishtinë është gjithmonë i saktë e arriti aty 10 minuta para takimit. Dje kur zbriti në aeroportin e Beogradit Emisari Grenell, ishte Ambasadori Amerikan në Beograd Anthony Godfrey  që e priti dhe e bëri të qartë se ‘Buldozeri’ i Diplomacisë Amerikane, Grenell ka zbritur për të nisur një fillim të ri në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadori i SHBA’së në Gjermani, Richard Grenell, kishte porosi për Beogradin që prej Prishtinës, kur ju bëri me dije se fushata e ç ‘njohjeve duhet të ndërpritet dhe derisa në Prishtinës ja bëri të qartë se taksa në mallrat serbe duhet të hiqet, së pari.

Mediat në Serbi po e quajnë ‘një Dayton i ri’ nismën e diplomatit amerikan dhe përqendrimin e tij se zgjidhja vjen nga marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve. Spekulimet ende vazhdojnë në media serbe pasi nuk ka të qartë asgjë rreth këtij procesi drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare për kosovarët e serbët. Një gjë dihet se Amerika e ka prioritet që kjo çështje të mbyllet, e Grenell si ithtar i diplomacisë ‘buldozer’ dhe një negociues jo i zakonshëm ka mbështetjen e plotë të një tjetër ‘buldozeri’ amerikan, Presidentit Amerikan Donald Trump, që nuk njihet për durim.

Pushteti serb reagoi më butë se zakonisht ndaj kërkesës për ndalimin e fushatës së Serbisë ndaj ç’njohjeve për shtetësinë e Kosovës. Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic ishte deklaruar se nuk mund të ketë këmbim të taksës ndalim të fushatës, por duhet një moratorium që gjatë bisedimeve mes palëve të ndërpriten aktivitet diplomatike për njohje e ç ‘njohje.

Aleksandar Vucic ishte edhe më i kujdesshëm të enjten kur tha se e çmon emisarin Grenell dhe entuziazmin e tij por paralajmëroi se nuk do të jetë aq e lehtë të arrihet një marrëveshje. Ai shtoi se ai e respekton shumë energjinë dhe qëllimin e Grenell.

E të premten gjatë konferencës për shtyp të përbashkët dallimi ishte më i theksuar por edhe përmbajtja e Vucic para Grenell, që ishte i paepur në qëndrimin amerikan se duhet shikuar përpara dhe mënyra se si shkohet përpara është lidhja ekonomike.

Ambasadori i SHBA’së në Beograd, Anthony Godfrey, të enjten e përforcoi synimin e Emisarit Grenell, por e shtoi edhe atë se ky është mesazh i vetë Presidentit Amerikan, Donald Trump, se tani është koha për progres dhe synimi është “çlirimi i potencialit ekonomik të rajonit” dhe se ky është viti për një fillim të ri.

Ishte vet Ambasadori Amerikan Richard Grenell që shkroi në rrjetin social Twitter-jo pa mburrje-se diplomacia e Presidentit Trump po jep fryte, pas njoftimit se detajet e marrëveshjes për linjën hekurudhore do të diskutohet të hënën në Berlin.

Këto lëvizje brenda një periudhe një jave të Emisarit Richard Grenell po lënë në hije gjithë përpjekjet e ngadalta të BE’së, ndërkaq kryelartësinë e ballkanasve e uli përtokë me pragmatizëm tipik amerikan./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë