Loading…

Grenell i la në hije Merkelin e BE’në: Për vetëm disa ditë arriti dy marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë

  • 25/01/2020 | 17:29

Grenell i la në hije Merkelin e BE’në: Për vetëm disa ditë arriti dy marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë

Analisti dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me politikën e jashtme, Toby Vogel, ka komentuar aktivitetin e shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Sipas Vogel, arritje e marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë-Begorad që u ndërmjetësua nga Përfaqësuesi Special i SHBA’së, Richard Grenell e ka lënë në hije Bashkimin Evropian dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Anëtari i Democratic Policy Council thotë se dështimi i Bashkimit Evropian në raport me dialogun Kosovë-Serbi i ka hapur rrugën presidentit amerikan, Donald Trump, për të deklaruar suksesin në arritjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

Këto komente të Vogel vijnë pas vizitës tre ditore të Richard Grenell në Prishtinë e Beograd.

Grenell, i cili është i dërguari special i SHBA’së për bisedimet Kosovë -Serbi, ka arritur që për vetëm pak ditë të nënshkruaj dy marrëveshje Kosovë- Serbi. Njëra me linjën ajrore dhe tjetra, nismën për marrëveshjen hekurudhore Kosovë – Serbi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë