Loading…

Grenell ia tregon Vucicit kërkesën dhe kushtin e Trumpit: Serbia duhet ta njohë Kosovën

  • 23/10/2019 | 10:32

Grenell ia tregon Vucicit kërkesën dhe kushtin e Trumpit: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të qartë homologut të tij Aleksandar Vucic, se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Gazeta Metro.


Ky mesazh shumë i rëndësishëm është thënë dhe përcjellë nga i dërguari special i presidentit Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Grenell përcolli këtë mesazh shumë të rëndësishëm të SHBA’së ku edhe vet president Vucic kishte thënë pas takimit se ishte një bisedë e vështirë me të dërguarin e Trumpit dhe se mori shënime nga ajo çfarë u fol mes tyre.

Jo vetëm kjo, Grenell i ka treguar Vucicit se ata do t’i bëjnë me dije edhe Bashkimi Europian që të ndikon dhe rritë presionin mbi Serbinë për ta njohur Kosovën.

“Ishte një diskutim shumë i vështirë”, tha një burim i mediumit serb ‘Blic’, i njoftuar me detajet e takimit.

“Grenell vendosi kushte, Serbia duhet ta njohë Kosovën, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë në Bashkimin Europian që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar”.

Kujtojmë se edhe Qeveria e Kosovës tani është para një kushti kryesore nga SHBA’të, heqja e taksës deh arritja sa më e shpejtë e një marrëveshje me Serbinë e cila do të hapte rrugë dy shteteve për integrimin e tyre në BE dhe Nato.

Po ashtu dialogu me Serbinë është bllokuar që 1 vit, prej se kur Kosova vendosi taksën si përgjigje ndaj ofensivës së diplomacisë serbe për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë, veprim ky nga Kosova që më vonë u përdor për konsum të brendshëm dhe populizëm nga politikanët kosovarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë