Loading…

Grenell jep detaje për takimin e djeshëm: Shkoi shumë mirë, diskutuam edhe çështje të tjera

  • 28/01/2020 | 10:07

Grenell jep detaje për takimin e djeshëm: Shkoi shumë mirë, diskutuam edhe çështje të tjera

Ambasadori amerikan dhe i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se takimi për linjën hekurdhore mes dy vendeve shkoi aq mirë, sa që u diskutuan edhe çështje të tjera, shkruan Gazeta Metro.


Kështu deklaroi ai për AP, ku tha se ka pasur përparim të mirë në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor.

“Është arritur përparim i mirë këtë mëngjes në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor”, tha Grenell të hënën në një deklaratë për AP-në, duke shtuar se bisedimet po shkonin aq mirë, sa u diskutuan edhe çështje të tjera, por nuk specifikoi se cilat.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm për këtë çështje, delegacioni nga Kosova ishte i përbërë nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugor.

Kurse Serbia sipas raportimeve të mediave serbe u përfaqësua nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë