Ish i dërguari special i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është bashkuar idesë për përfundimin e mandatit të UNMIK në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Dje gjatë mbledhjes së OKB’së në Këshillin e Sigurimit, i dërguari i SHBA’ve tha se misioni i UNMIK’ut duhet të përfundojë.
Kurse këtë e ka pohuar edhe Grenell, përmes një postimi në Tëitter ai tha se UNMIK është ‘’humbje e taksave amerikane dhe duhet të ndryshohet drastikisht ose të shuhet.’’
. @UNMIKosovo leader blames poor communication, the EU, @vonderleyen, and NATO for the recent violence. But he is the one who is ineffective & slow. UNMIK is a waste of U.S. tax dollars & should be drastically reformed or ended. https://t.co/lZSG0z4AVl
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 16, 2021
“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”shkroi Grenell.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përfaqësoi dje vendin në OKB kërkoi gjithashtu përfundimin e misionit të UNMIK./gazetametro.net