Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për ish-presidentin, Hashim Thaçi, dhe aktakuzën e ngritur ndaj tij si i dyshuar për krime lufte nga gjykata e Hagës,Grenell për këtë ka hedhur akuza drejt Bashkimit Europian. Ai gjithashtu ka folur për kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Duke folur për Thaçin në emisionin ‘Top Story’, Grenell tha kjo çfarë po bëjnë europianët është skandaloze, ai tha se europianët po bëjnë një punë të pisët.
“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë europianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë europianët është skandaloze.Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Europianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, tha Grenell në emisionin me Grida Duma.
Grenell tutje folur edhe për kryeministrin Kurti, theksoi se ai e njeh dhe se politikat e tij kanë qenë të gjitha kundër atyre amerikane.
Ai tutje ka shtuar se që nga Obama, e duke vazhduar me Bushin, Kurti ka kundërshtuar idetë e tyre.
“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtim. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”,tha Grenell./gazetametro.net