Loading…

Greqi, 60 ditë burg për ushtarët që bënë shqiponjën

  • 29/01/2017 | 15:26

Greqi, 60 ditë burg për ushtarët që bënë shqiponjën

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka thënë sot se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.


Kështu, Mono News shkruan sot se kjo masë është kërkuar nga kreu i shtabit dhe është maksimumi i dënimin disiplinor që jepet për anëtarët e ushtrisë greke.

Kërkesa është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pritet që të firmoset nga Kamenos. Pas kësaj, nuk dihet fati i ushtarëve, nëse do të përjashtohen nga ushtria ose jo.

Fotoja ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, por ndërkohë, historiani Arben Llalla ngre pikëpyetje për origjinën e ushtarëve, raporton “Panorama”, transmeton gazetametro.net.

Ai shkruante dje se ata mund të jenë grekë, pasi identitetet e tyre nuk janë zbuluar kurrë dhe nuk ka asnjë reagim as të familjarëve.

Sipas tij kjo mund të jetë një lojë e qarqeve greke për të sabotuar tryezat e përbashkëta Greqi-Shqipëri. /gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë