Loading…

Greqi, ekzekutohet me dy plumba shqiptari

  • 02/04/2017 | 13:19

Greqi, ekzekutohet me dy plumba shqiptari

Është ekzekutuar një 35 vjeçar shqiptar në Greqi.


Nga se bëhet e ditur nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në Menidhi të Athinës, ku 35-vjeçari ka marrë dy plumba, një në kokë dhe tjetrin në kraharor, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Dëshmitarët që kanë parë të gjithë ngjarjen, thonë se në momentin kur ai është qëlluar, shqiptari ndodhej në makinë. Po ashtu, po sipas dëshmitarëve kanë qenë dy persona me motor që kanë qëlluar në drejtim të 35 vjeçarit.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa hetimet e para thonë se ekzekutimi i tij ka të bëjë me trafikun e drogës, pasi shqiptari prej kohësh ishte i skeduar nga policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë