Ministri grek i Sportit, Lefteris Avgenakis i ka dërguar një letër ankesë Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin lidhur me emrin e përdorur nga Maqedonisë e Veriut në ndeshjen e parë të kampionatit evropian të futbollit EURO 2020.
Greqia kundërshton përdorimin e FFM (Federata e Futbollit të Maqedonisë) në stemën e vendosur në bluzën e ekipit kombëtar. Sipas autoriteteve greke kjo gjë që nuk përmbush marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2018 dhe se në stemë do të duhej të ishte shënuar Maqedonia e Veriut, siç vendi njihet ndërkombëtarisht tashmë.
Ankesa e Greqisë vjen pasi Presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muamed Seidini publikoi një fotografi të kombëtares në rrjetet sociale, ku edhe kanë evidentuar problemin me stemën e fanellës.
Zyrtarët greke thonë se vendi duhet të shënojë në stemë NM (North Macedonia or RNM (Republic of North Macedonia dhe jo FFM (Footballa Federation of Macedonia), gjë e cila nuk është e përfshirë në protokollin e Prespës.
Ministri grek gjithashtu i ka kërkuar UEFA-s që të rishikojnë këtë gjë pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk kjo gjë bie në kontradiktë me marrëveshjen mbi emrin.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias gjithashtu i ka dërguar një letër të njëjtë homologut të tij në Maqedoninë e Veriut.
Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut merr pjesë në finalet e një kampionati evropian të futbollit dhe bën pjesë në grupin e tretë bashkë me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë, me të cilën do të ndeshjet sot në orën 18:00.