Qeveria greke ka kumtuar sot në mëngjes se ka arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë mbi kushtet e pakos së re të ndihmave, pas negociatave disa muaj
Kushtet e pakos së ndihmës, në mes tjerash, përfshijnë zvogëlimin e sërishëm të pensioneve në vitin 2019 dhe detyrimin që të mbahet suficiti i lartë primar buxhetor pasi që programi i tanishëm të kryhet në vitin e ardhshëm, transmeton gazetametro.net.
Qeveria majtiste e kryeministrit Alexis Tsipras duhet të miratojë masat e reja të kursimit deri në mes të majit, në mënyrë që ministrat e financave të euro zonës t’i shkrijnë fondet për takimin e planifikuar më 22 maj.
Greqia varet prej ndihmës që nga viti 2010 dhe për të fituar mjete ishte e detyruar disa herë që t’i zvogëlojë rrogat dhe t’i rrisë tatimet gjatë këtyre shtatë viteve. Recensioni i thelluar e ka fshirë çerekun e ekonomisë, derisa çdo i katërti punëtorë mbeti pa punë./gazetametro.net