Loading…

Greqia e Turqia ‘hahen’ rreth naftës së Qipros

  • 10/09/2019 | 20:01

Greqia e Turqia ‘hahen’ rreth naftës së Qipros

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha të martën se Turqia “vazhdon të provokojë” në qasjen e saj ndaj Qipros, dhe se Ankaraja po izolohet ndërkombëtarisht. Këto deklarata vijnë pas atyre të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili dje tha se qipriotët grekë bëjnë mirë të pranojnë ofertën e qipriotëve turq për bashkëpunim ‘para se të jetë vonë’, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri grek i bëri komentet gjatë një takimi me presidentin Qipros, Nicos Anastasiades, kreu i parë i një vendi të huaj që vizitoi Athinën, qëkur Mitsotakis fitoi zgjedhjet e korrikut.

Vizita e Anastasiades bëhet një ditë pasi përpjekjet për të rifilluar negociatat për ribashkimin e ishullit u goditën nga deklarata e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili tha se qipriotët grekë duhej të binin dakord që qipriotët turq, të kenë barazi vendimmarrëse në qeverisjen e vendit.

Nikozia është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, më 1974, i cili ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke.

Qiproja turke njihet vetëm nga Turqia dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Tensionet janë shtuar në periudhën e fundit, për shkak se Turqia pretendon se ka të drejtë të kërkimit të gazit natyror në rajonin e Qipros.

Ministri turk tha se shpimet për gaz natyror, në ujërat ku qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Qipros ka të drejta ekskluzive, do të vazhdonte për sa kohë që grekët qipriotë refuzojnë propozimin për të udhëhequr kërkimet bashkërisht me turqit qipriotë. Turqia ka këmbëngulur gjithashtu se ka të drejtë të bëj stërvitje ushtarake në zonë, duke thënë se po mbron të drejtat e turqve qipriotë.

Turqia vazhdon të mbajë 35.000 në pjesën e ishullit, që ajo e njeh si shtet. Bisedimet për bashkimin e ishullit janë ndërprerë disa herë gjatë disa dekadave.

BE’ja dhe SHBA’ja kanë dënuar veprimtarinë e Turqisë në ujërat e Qipros dhe e konsiderojnë shkelje të integritetit territorial të Qipros. Greqia kishte kërcënuar atëkohë me bllokimin e proceseve të BE’së nëse nuk ka një reagim të fuqishëm të BE’së ndaj Turqisë. Shpimet tani më kanë nisur dhe Turqia ishte zotuar që jo vetëm se do t’i vazhdoj por do të shtoj veprimtarinë e hulumtimit për  përreth ishullit në Qipro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë