Loading…

Greta tha se është e hapur për një takim me Biden por mos pritni shumë, një javë pasi e talli

  • 12/10/2021 | 16:57

Greta tha se është e hapur për një takim me Biden por mos pritni shumë, një javë pasi e talli

Aktivistja Thunberg tha se do të vazhdoj të përsërisë mesazhin e saj deri në kohën kur qeveritë të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në adresimin e krizës klimatike, transmeton Gazeta Metro.


Një javë para se të merrej me pyetjen nëse do të pranonte të takohej me Biden ose jo, Thunberg kishte akuzuar presidentin e SHBA’së mes liderëve të tjerë se ofrojnë vetëm fjalë t% bukura por jo veprime që kanë efekt real në klimë, vetëm “blla blla blla”, siç ishte shprehur ajo në samitin e Youth4Climate në Milano. Ai xhirim i 28 shtatori ishte bërë viral.

Ajo ishte ankuar më tej në intervistën e moderuar nga NBC, Reuters dhe The Nation, se aktivistët e rinj të klimës “nuk po merren seriozisht” nga liderët botërorë. “Ata vetëm thonë ‘po ju dëgjojmë’ na përshëndesin, e pastaj vazhdojnë njejtë si më parë”.

Këtu e ka pak gabim për liderët, jo të gjithë i kanë dëgjuar këta aktivistë tinejxherë, disa i kanë tallur hapur dhe këshilluar të kthehen në shkollë. Më mirë sesa hipokrizia dhe keqpërdorimi që u ankua Greta.

Media dhe figura nuk janë edhe aq të kënaqur me Thunberg për ‘bllla blla blla” e saj pasi që Biden dhe shumë politikanë sot e kanë prioritet ndryshimet klimatike, në buxhet vjetor madje. Shumë nuk pajtohen me atë, madje e konsiderojnë të dëmshëm për njerëzimin, por s’mund të thuhet se nuk po veprojnë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë