Politikani serb i denuar për krime ndaj shqiptarëve Oliver Ivanovic, është transferuar nga Burgu i Mitrovicës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, të Llapit.
Burime nga Ministria e Drejtësisë, jo zyrtarisht konfirmojnë për gazetën metro se Ivanovic është futur në grevë urie, përshkak të këtij vendimi, i cili sipas autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, konsiderohet si procedurë standarde, dhe më e sigurtë.
Këtë e ka konfirmuar edhe iniciativa qytetare e Ivanovic, të cilët vendimin e konsiderojnë si shkelje dhe rrezikim i të drejtave të njeriut.
“Urgjentisht, kërkojmë nga autoritetet e EULEX, që të reagojnë lidhur me transferimin e Oliver Ivanovic, dhe ta kthejnë atë në Mitrovicë”, ka reaguar partia e liderit të tyre, tashmë të dënuar për krime ndaj shqiptarëve në Veri të Kosovës.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar për intervenim edhe Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë.
Oliver Ivanovic, është duke u mbajtur në Burgun e Dyzit dhe proteston me grevë urie./gazetametro.net