Loading…

Griezmann e pranon: Milani ishte superior ndaj nesh

  • 25/11/2021 | 12:44

Griezmann e pranon: Milani ishte superior ndaj nesh

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e ka pranuar se Milani luajti shumë më mirë se skuadra e tij në fitoren 1:0 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.


Zëvendësuesi Junior Messias e vendosi ndeshjen në Wanda Metropolitani të martën, duke e shënuar me kokë golin e triumfit pas një harkimi nga Franck Kessie, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore, e cila ishte e para, e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.

“Ata na studiuan mirë neve. Plani i jonë për lojën nuk funksionoi. Milani ishte superior”, tha Griezmann.

Si pasojë e humbjes, Atletico Madridi tani është i fundit në Grupin B, me 4 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e parafundit.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë në ndeshjen e fundit në grup”, shtoi ai.

Liverpooli e ka fituar grupin tashmë pasi i ka grumbulluar 15 pikë, pra maksimumin nga pesë ndeshje, ndërsa Porto është e dyta me 5 pikë.

Atleticos i duhet ta mposhtë Porton patjetër për të kaluar tutje dhe të shpresojë se Milani nuk fiton ndaj Liverpoolit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë