Loading…

Gripi sezonal në vend, shtohen kërkesat për ndihmë mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare

  • 08/12/2021 | 21:41

Gripi sezonal në vend, shtohen kërkesat për ndihmë mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare

Në qendrat e mjekësisë familjare, në Prishtinë është shtuar numri i kërkesave për ndihmë mjekësore për grip sezonal, shkruan Gazeta Metro. 


Kërkesa të mëdha për trajtim nga gripi sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Drejtori i QKMF’së në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se ka shtim të qytetarëve që po kërkojnë trajtim nga gripi sezonal.

“Gjatë dy javëve të fundit, me theks të veçantë javën e fundit kemi dyfishim të rasteve të qytetarëve që kërkojnë shërbim për bartje të gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare”, tha ai në RTV Dukagjini.

Gashi thotë se më së shumti të prekur nga gripi janë moshat shkollore, por pa përjashtuar edhe moshat tjera.

“Nga rreth 7 mijë shërbime brenda 24 orëve që kemi pasur, tashmë kemi 9 mijë vizita ditore”.

“Simptomat në këtë kohë të gripeve sezonale janë vështirë të identifikueshme”.

Drejtori i QKMF-së ka folur edhe dozën e tretë të vaksinës kundër coronaviruesit.

“Është mirë që të merret edhe doza e tretë apo përforcuese në mënyrë që imuniteti të mos bie. Duket se ne Kosovë është arritur një imunitet i mirë dhe të vazhdojmë vaksinimin në mënyrë që ta ruajmë këtë imunitet të krijuar deri më tani”, deklaroi ndër të tjera Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë